Ndahet nga jeta gazetari Naim Haxhosaj, ja vargjet e fundit dhe mjaft të bukura të tij!

Lajme

Ndahet nga jeta gazetari Naim Haxhosaj, ja vargjet e fundit dhe mjaft të bukura të tij!

Nga: Maksim Gjokaj Më: 24 janar 2019 Në ora: 10:30
Naim Haxhosaj

Ka ikur nga kjo botë në moshën e re një prej gazetarëve më shembull në Kosovë, Naim Haxhosaj. Naimi ishte nga Deçani dhe shumë kolegë dhe miq duke mos e besuar vdekjen e tij (ashtu si dhe unë) shprehin ngushëllime dhe e kujtojnë atë gjithmonë optimist dhe me plot humor e jetë. Ai shkruante mjaft bukur, duke qenë shembull se si shkruhet bukur dhe shqip, madje në faqen e tij në facebook aty ku mundej të shprehej ashtu si dinte dhe donte shpesh herë na bënte të lexonin e të mendonim mbi to. Këto ishin vargjet e fundit por mjaft të bukura që ai kishte postuar:

Edhe pas 120 vjetësh, ne ende jemi në të njëjtin stacion!

Copëtim territoresh,

Mes vete hapje llogoresh

të shkapërderdhur e të përçarë,

plot cuba e kusarë,

të pa ditur e të pa larë,

Të pa shpresë e të pa besë,

Të tradhëtuar e tradhëtarë

Kurrë nuk pamë një ditë të bardhë...

- Pejë, 23 janar 2019-

Ai do të përcillet për në banesën e fundit sot (24.01.2019) në varrezat e fshatit Prilep komuna e Deçanit në ora 16:00. Prehu në paqe miku ynë i hareshëm.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat