Deputeti Avdyli: Edhe unë i dëgjoj këngët e Taynas, më pëlqejnë

Lajme

Deputeti Avdyli: Edhe unë i dëgjoj këngët e Taynas, më pëlqejnë

Më: 24 janar 2019 Në ora: 17:43
Haxhi Avdyli

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka deklaruar se i dëgjon këngët e Taynas, më të cilën ka hyrë në polemika qysh dje për shkak të një kërkese që deputeti ka bërë që të ndalohen këngët që promovojnë substanca narkotike dhe dukuri tjera negative. 

I pyetur në T7 nëse i dëgjon këngët e Taynas, e cila edhe vetë ajo u inkuadrua në emisionin “Frontal” përmes një lidhje direkte, u përgjigj se i ka dëgjuar. 

Madje ai edhe i vlerësoi ato për ritëm. 

“I dëgjoj, kanë një ritëm shumë të mirë”, tha deputeti i LDK-së. 

Tutje, ai shtoi se në përgjithësi dëgjon muzikë argëtuese. 

Në të njëjtin emision, këngëtarja Tayna përmes telefonit, falënderoi deputetin që dëgjon muzikën e saj. Ajo po ashtu tregoi se me deputetin Avdyli janë edhe fqinjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat