Serbia kërkon që edhe Vatikani të përfshihet në dialogun me Kosovën

Lajme

Serbia kërkon që edhe Vatikani të përfshihet në dialogun me Kosovën

Më: 28 janar 2019 Në ora: 15:42
Vatikani

Kryetari i Këshillit Iniciues, Milan Stamatoviq,i ka kërkuar Kishës Ortodokse të Serbisë që në rast të ndryshimit të formatit të dialogut për Kosovën, pos Rusisë e Kinës, duhet të përfshihet edhe Vatikani.

Sipas tij Vatikani “nuk e njeh shtetin e rremë të Kosovës” si një nga qendrat më të fuqishme të krishterimit është i interesuar në gjendjen e popullatës së krishterë, ka thënë ai për të përditshmen serbe “Danas”.

“Vatikani është i interesuar për trashëgiminë e krishterë fetare dhe kulturore të Kishës sonë dhe pronën e të gjitha komuniteteve fetare në krahinën jugore serbe ” tha Stamatoviq.

Stamatoviq po ashtu i bëri thirrje Kishës serbe që të zhvendosë selinë e saj nga Beogradi në Pejë sa më shpejt që të jetë e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat