Atë që e tha Thaçi për UÇK-në, e ka thënë moti dr. Rugova: Abuzuesit e UÇK-së, i kaun shkru komunikatat në emër të Shtabit

Lajme

Atë që e tha Thaçi për UÇK-në, e ka thënë moti dr. Rugova: Abuzuesit e UÇK-së, i kaun shkru komunikatat në emër të Shtabit

Nga: N.Sh Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 13:39
UÇK

Ish-deputeti i Kosovës, Driton Tali, e ka komentuar deklaratën e presidentit Hashim Thaçi i cili ka thënë se njerëz të infiltruar dhe abuzues të UÇK-së kanë shkruajtur komunikatat në emër të Shtabit.

E pas kësaj, Driton Tali, thotë se, ngjashëm ka thënë dikur edhe ish presidentin Ibrahim Rugova.

E pas kësaj deklarate, Tali thekson se Rugovën e shpallën tradhtare, ndërsa Thaçi ende trajtohet si patriot dhe politikan i madh.

Ja postimi i plotë:

Presidenti Thaçi tha (parafrazim) "njerëzit e infiltruar dhe abuzues të UÇK-ës i kanë shkru komunikatat në emër të Shtabit".

Diçka ngjashëm pati thënë edhe ishpresidenti Rugova (veç ma butë).

Ama, presidentin Rugova e shpallën tradhtar kurse presidenti Thaçi ende trajtohet si patriot dhe politikan i madh i cili sikur mos të ishte ne ende do të flisnim serbisht!  :)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat