Haradinaj: ShBA-të janë partneri jonë kryesor në konsolidimin ndërkombëtar të shtetit tonë

Lajme

Haradinaj: ShBA-të janë partneri jonë kryesor në konsolidimin ndërkombëtar të shtetit tonë

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 17:43
Ramush Haradinaj dhe Michael Turner

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka takuar kongresistin republikan Michael Turner.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkuar se, theksova edhe njëherë se mbështetja e plotë e aleatit tonë strategjik, ShBA-së, është thelbësore në proceset aktuale politike nëpër të cilat po kalon Kosova.

Postimi i plotë:

Kosova është mik i madh dhe besnik i Amerikës. Në takim me kongresistin republikan Michael Turner diksutuam për zhvillimet politike në Kosovë, rajon e botë. Theksova se mbështetja e plotë e aleatit tonë strategjik, ShBA-së, është thelbësore në proceset aktuale politike nëpër të cilat po kalon Kosova. ShBA-të janë partneri jonë kryesor në konsolidimin ndërkombëtar të shtetit tonë.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat