Bytyqi e siguron Bashkim Ramosajn se do të rrisim bashkëpunimin

Lajme

Bytyqi e siguron Bashkim Ramosajn se do të rrisim bashkëpunimin

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 17:58
Pamja nga takimi

Sot, Ministri I Arstimit I Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës Shyqyri Bytyqi ka pritur në një takim punë kryetarin e Komunës së Deçanit Bashkim Ramosajn.

Ata kanë biseduar për mundësitë e reja për bashkëpunimm ku ministri Bytyqi I ka premtuar kryetarit Ramosaj se do të intensifikojnë bashkëpunimin, sidomos në infrastrukturë arsimore.

Ja postimi I plotë I ministrit Bytyqi:

Prita sot në takim kryetarin e Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, me të cilin biseduam për zhvillimet në arsim, në veçanti për të arriturat dhe vështirësitë në fushën e arsimit në këtë komunë.

Theksova se MAShT është gjithmonë e gatshme për të bashkëpunuar ngushtë me udhëheqësit e komunave, sepse ata i njohin më së miri vështirësitë në komunat që udhëheqin. Duke bashkëpunuar në këtë mënyrë, ne do të mund të zgjidhim problemet që mund të hasen, në kohë sa më të shkurtër.

Po ashtu, i premtova kryetarit Ramosaj, se MAShT do të angazhohet brenda mundësive që ka, për përmirësimin e infrastrukturës shkollore në komunën e Deçanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat