Përmes një postimi në Facebook, kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj ka vënë në pah se në Ushtrinë e Kosovës kanë aplikuar 200 jo-shqiptarë, prej të cilëve 40 janë serb. Haradinaj ka thënë se kjo është një dëshmi e madhe se ndikimit të Beogradit tek serbët e Kosovës, tek qytetarët tanë, dal ngadal po i vjen fundi.
Ja postimi i plotë i Haradinajt në facebook
Fakti që rreth 200 pjesëtarë të komuniteteve joshqiptare, prej tyre rreth 40 serbë, kanë aplikuar për ushtarë të Kosovës, është shenjë e qartë për integrimin dhe mirëbesimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Vullneti i bashkëqytetarëve serbë, që të integrohen në të gjitha strukturat e Kosovës së 17 Shkurtit dëshmon se shantazhit dhe instrumentalizimit të tyre nga Beogradi po i vjen fundi.