Haradinaj siguron bizneset se do ta kenë përkrahjen e tij - Bota Sot
Haradinaj siguron bizneset se do ta kenë përkrahjen e tij

Lajme

Haradinaj siguron bizneset se do ta kenë përkrahjen e tij

Më: 4 mars 2019 Në ora: 16:18
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në vazhdën e takimeve që ka pasur gjatë ditës sotme me bizneset e Gjilanit, ka përmbyllur vizitën te fabrika e përpunimit të mishit “Kalabria”.

Ai me këtë rast i ka dhënë mbështetje kësaj kompanie për t’i krijuar lehtësira për të plasuar produktet në tregun e Kosovës.

Kreu i qeverisë, kishte fjalë të mira për kompaninë “Kalabria”, sipas tij gjitha produktet e saj janë të një kualiteti të garantuar dhe janë më të mira se ato që importohen.

Haradinaj: Produktet e kësaj kompanie janë të besueshme

 

“Ajo që është me rëndësi të theksojmë pra, bëhet fjalë edhe këtu për fat të mirë po mundemi me konfirmuar për një teknologji të avancuar. Kjo fabrikë dikur ka pasur traditë, tash është ruajtur dhe dora dikur zëri i mirë që kanë pasur njerëzit që kanë punuar, por dhe teknologjia e re edhe ekspertizë të re, teknologët që kanë kryer shkolla jashtë dhe mundemi me thanë që produktet e kësaj kompanie janë të besueshme janë të mira. Më vjen mirë po ashtu që në treg dalin pak më lirë se sa ato të huajat dhe po dua me thanë që për nga kualiteti janë shumë më të mira se sa ato që importohen”, tha Haradinaj.

Ndërsa, shefi i kësaj kompanie, Xhelal Selimi, kërkoi që të gjitha organet ekzekutive që vendimi i kryeministrit të zbatohet për lirim nga dogana për disa produkte.

Selimi: Vendimi i kryeministrit për lirim nga dogana të zbatohet

 

“Kërkoj përgjegjësi prej organeve ekzekutive që vendimin e kryeministrit të zbatojë për lirim nga dogana, kjo kish me qenë kërkesa ime e vetme”, tha Selimi.

Ndryshe, 2019-tën kryeministri Haradinaj e ka shpallur vit të ekonomisë dhe për këtë arsye ai vazhdimisht viziton kompanitë vendore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...