Gani Geci: Adem Jashari s’ka qenë i rrezikshëm, por i pathyeshëm

Lajme

Gani Geci: Adem Jashari s’ka qenë i rrezikshëm, por i pathyeshëm

Më: 14 mars 2019 Në ora: 21:33
Gani Geci

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Geci, ka folur për figurën e Adem Jasharit.

Geci ka thënë në emisionin “Pressing”, se Adem Jashari “ka qenë një personalitet”.

“Nuk ka qenë i rrezikshëm. Ka qenë personalitet i pathyeshëm”, është shprehur Geci.

“Lider e bën vetë dukja njeriun”, ka thënë Geci. Adem Jashari, ka thënë ai, kishte “pamje të liderit ushtarak, kryengritës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat