Vuçiq: Tash e 5 muaj nuk ka përparim në dialogun me Prishtinën - Bota Sot
Vuçiq: Tash e 5 muaj nuk ka përparim në dialogun me Prishtinën

Lajme

Vuçiq: Tash e 5 muaj nuk ka përparim në dialogun me Prishtinën

Nga: F. B. Më: 27 mars 2019 Në ora: 18:15
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në intervistën dhënë për median austriake ORF, ka thënë se në mbledhjen e Partisë Përparimtare të Serbisë (SNS) kishte abstenuar në lidhje me shpalljen e zgjedhjeve parlamentare, për shkak të interesave kombëtare, shkruan “Novosti” transmeton “Bota sot”.

Në këtë intervistë ai ka fol për situatën në vend, protestat dhe kërkesat e opozitës, dialogun me Prishtinën si dhe nevojën e vendosjes së paqes dhe sigurisë afatgjate në regjion.

Dy shkaqet për të cilat ka abstenuar sipas Vuçiq janë:

“Së pari sepse nuk dua të mbyll dyert dialogut potencial me shqiptarët, nëse hiqen taksat. Mendoj se biseda dhe tentimi për gjetjen e zgjidhjes së problemit të Kosovës është me rëndësi jetike për Serbinë. Së dyti, duam të tregojmë stabilitet të plotë të gjithë botës, seriozitet dhe përgjegjësi. Angazhohemi për lloje të ndryshme të investimeve", sqaroi Vuçiq në pyetjen nëse ka abstenuar për shkak mundësisë së ardhjes së Folksvagenit.

"Edhe do kohë do të presim shqiptarët, do përpiqemi për investime dhe ulje të papunësisë dhe më pas do të marrim vendimin ", shtoi ai dhe nënvizoi se kjo do të ndodh së shpejti.

Kur është fjala për Kosovën, i pyetur nëse në tre muajt kishin zhvillime dhe a ka “dritë në fund tunelit”, Vuçiq ka thënë se nuk ka çfarë të shtoj.

“Tash 5 muaj prej që janë vendosur taksat kundër Serbisë, nuk ka asnjë përparim. Shqiptarët nuk duan bisedime, bile kanë sjell edhe platformë kundër dialogut. Nuk jam optimist, por shpresoj në vendet perëndimore që mund të bëjnë presion në shqiptarët që të ndërrojnë vendimet e padrejta. Nëse kjo nuk ndodh, është mirë të ruajmë paqen, ndonëse nuk do të jetë lehtë”, ka thënë Vuçiq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...