Kreu i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, thotë se partitë politike në Kosovë, nuk kanë demokraci të brendshme, pasi e dyta e emition të parën, e treta të dytën, e kështu me radhë.
“Në Kosovë nuk ka demokraci të brendshme tek asnjë parti, e dyta emiton të parën, e treta të dytën, e katërta të tretën e kështu me radhë. Thjesht qysh thonë shefat edhe varësit e tij, sa për rregulla parlamentare të votimit as që i shohin e marrin parasysh, po gjëra e tilla që po përsëriten tek partitë tonë me të vërtetë janë me u mërzit për ta”, shkruan Islami në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.
Ai pohon se, “Prej Komunistëve Jugosllavë tek komunistët Enverian e deri tek Komunistët liberalo, socialist e që të gjithë së bashku nënë edhe babë e kanë Marksin e Engelsin. Sillen rrethe ideve të tyre vetëm se disa kanë filluar programin në faqe 10, disa 15, e disa 56”.