Brnabiç: Falënderon Hungarinë për qëndrimin dhe mos mbështetjen e Kosovës në Interpol

Lajme

Brnabiç: Falënderon Hungarinë për qëndrimin dhe mos mbështetjen e Kosovës në Interpol

Nga: F.B. Më: 16 prill 2019 Në ora: 09:24
Ana Brnabiç

Kryeministrja Ana Brnabiç falënderoi qeverinë hungareze në qëndrimin e balancuar rreth çështjes së Kosovës, shkruan “Tanjug”, transmeton “Bota sot”.

"Hungaria ka pranuar shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, por me rritjen e dialogut strategjik dhe me mirëkuptimin mes presidentëve Vuçiq dhe Orban dhe ekipit tim edhe ekipit të kabinetit Orban, të gjitha informatat që dalin nga raportet tona, shkojnë në drejtim të balancimit të qëndrimit të Hungarisë”, ka thënë Brnabiç.

Ajo në emër të qytetarëve të Serbisë u falënderuar në abstenimin e Hungarisë me rastin e votimit për pranimin e Republikës së vetëshpallur të Kosovës në Interpol.

"Jo vetëm se ishte e përmbajtur(abstenoi) po se voti së  bashku me  Serbinë në kuadër të ENCOE-së, që ka të bëjë me mbrojtjen e serbëve në Kosovë, përkatësisht me Serbinë u angazhua që rrjeta transmetuese të mbetet në pronësi të Elektro-rrjetës së Serbisë", tha Brnabiç.

Si një shembull tjetër të mbështetjes hungareze ajo përmendi dyshimin dhe qëndrimin e përmbajtur në lidhje me formimin e Ushtrisë së Kosovës.

"Kjo dëshmohet edhe gjatë 2019 në çfarë mase është me rëndësi partneriteti dhe në çfarë mase sot kemi mirëkuptim dhe bashkëpunim se që kemi pasur në të kaluarën", përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat