Vuçiq për sovranitetin e dyfishtë: Askush nuk na ka ofruar diçka të tillë dhe asgjë e tillë nuk do ketë në Berlin - Bota Sot
Vuçiq për sovranitetin e dyfishtë: Askush nuk na ka ofruar diçka të tillë dhe asgjë e tillë nuk do ketë në Berlin

Lajme

Vuçiq për sovranitetin e dyfishtë: Askush nuk na ka ofruar diçka të tillë dhe asgjë e tillë nuk do ketë në Berlin

Nga: F. B. Më: 18 prill 2019 Në ora: 15:47
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se “Serbisë nuk i është ofruar asgjë e ngjashme me idenë e sovranitetit të dyfishtë në veri të Kosovës, prandaj diçka e tillë nuk mund të ndodh as në Berlin”, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota Sot”.

"Sovraniteti i ndarë është kategori e drejtësisë që vazhdimisht është problematike, ndërsa i ashtuquajturi sovraniteti i dyfishtë, nuk di çka është dhe çka nënkupton. Por, këtë nuk na e ka thënë askush, as nuk na ka ofruar dhe diçka e tillë nuk mund të ndodh në Berlin", tha Vuçiq në takim me gazetarët në Beograd.

 Ai ka nënvizuar se kjo mund të jetë spekulim edhe shpikje e medieve shqiptare.

"Por një gazetë shqiptare shpik diçka të tillë dhe ne pastaj 15 ditë merremi me atë çështje. Çfarë të bëni. Nuk ka asgjë nga ajo punë", ka thënë  Vuçiq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...