Brovina bëhet edhe më qesharake, thotë se shërbimet e huaja e kanë publikuar fotografinë në faqe pornografike

Lajme

Brovina bëhet edhe më qesharake, thotë se shërbimet e huaja e kanë publikuar fotografinë në faqe pornografike

Më: 16 maj 2019 Në ora: 22:24
Flora Brovina

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, ka mohuar pretendimet se fotografia e gruas së dhunuar e cila u shfaq sot nga ajo, nuk është në Kosovë dhe që është nxjerrë nga një sajt pornografik të Irakut.

Brovina në një prononcim ka thënë se është e pavërtetë e gjithë ajo që është shfaqur. Ajo përmend diçka edhe shërbimet e huaja.

“Fotoja është në Kosovë, ndërsa informatat tjera të gjitha janë rrenë. Edhe kur kanë thënë është nga Rahoveci është rrenë. Ata munden çdokund ta qesin atë foto sepse ka shërbime të ndryshime në Kosovë, dhe mediat po bien pre. Nuk më intereson hiç sepse është rren që po flitet për këtë informatë. Ajo nuk mund të identifikohet fare sepse unë ia kam mbuluar fytyrat dhe vendin e di vetëm unë”, ka thënë ajo.

Me një klikim në Google, kuptohet se fotografia që ka Brovina sot e ka treguar në Kuvend të Kosovës, nuk ka të bëjë me luftën e fundit në Kosovë, por ndërlidhet me filma pornografik të inskenuar gjoja në Irak.

Lidhur me këtë fotografi sot ka pasur reagime të ashpra nga deputetë, e nga shoqëria civile, të cilët e quajtën jo etike publikimin e fotografisë së viktimës të dhunës seksuale, e cila sipas Brovinës është gjallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat