“Ditët e komandant Lleshit”, Vulin i hidhëruar – çfarë do të bëjnë kompetentët? - Bota Sot
“Ditët e komandant Lleshit”, Vulin i hidhëruar – çfarë do të bëjnë kompetentët?

Lajme

“Ditët e komandant Lleshit”, Vulin i hidhëruar – çfarë do të bëjnë kompetentët?

Nga: F. B. Më: 22 maj 2019 Në ora: 17:42
Komandant Lleshi

"Do të pasojë reagimi nëse kompetentët shtetëror vlerësojnë se është bërë shkelje e ligjit me rastin e organizimit të manifestimit ‘Ditët e Komandat Lleshit’ në Bujanovc” ka thënë kryetari i trupit koordinues  për komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, Zoran Stankoviq, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

"Është e vërtetë se ka mos harmoni ndërmjet disa liderëve shqiptar dhe respektimit të ligjit të Republikës së Serbisë. Liderët lokal shqiptar në punën e përditshme respektojnë ligjet e vendit tonë dhe së bashku me ne punojnë në dobi të qytetarëve të këtyre komunave", ka thënë Stankoviq dhe se edhe zyrtarët e Shqipërisë Edi Rama, Bujar Nishani dhe Ilir Meta shqiptarëve të atjeshëm gjatë vizitës iu kanë thënë se të gjitha problemet duhet të i zgjedhin në organet e Serbisë si qytetar të Serbisë.

Stankoviq në kumtesën lidhur me këtë ka thënë se duke respektuar interesat e e qytetarëve, shteti nuk ka të drejtë të reagoj në provokime, gënjeshtrat dhe manipulimet por është obligim të veproj me përgjegjësi, në mënyrë profesionale edhe civilizuese.

Trupi koordinues ka rolin dhe obligimin që të koordinoj punën ndërmjet pushtetit lokal dhe Qeverisë së Serbisë dhe organeve tjera, ai  është trup qeveritar po nuk ka kompetenca ekzekutive qe nënkupton dënimin e sjelljes jo ligjore.

Përfaqësuesit e subjekteve të ndryshme politike kanë kritikuar paralajmërimin e manifestimit “Ditët e komandant Lleshit” në Bujanovc që i kushtohen njërit prej liderëve të UÇPMB-së Ridvan Çaushi që ka rënë me 24 maj 2001 në konflikt me ushtrinë e Jugosllavisë.

Nën mbështetje të pushtetit lokal në Bujanovc, manifestimi i tillë 4 ditor mbahet q nga viti 2001.

Stankoviq përsëriti se në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë ishin dhe do të mbeten pjesë përbërëse e territorit të Serbisë.

"Në disa raste kam fol rreth temës së bashkëpunimit eventual të komunave Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë me territorin e Kosovës dhe kam shpreh qëndrimin e organeve shtetërore dhe bindjet e bashkësisë ndërkombëtare që merren me këtë çështje këto tri komuna ishin dhe mbeten pjesë e territorit të Serbisë", ka thënë Stankoviq.

Ministri i mbrojtjes Aleksandar Vulin ka pyetur pse është e nevojshme të reagoj prokuroria në rastin e manifestimit në të cilin në Bujanovc në tri ditë do përkujtohet Ridvan Çaushi komandant i UÇMB-së si terrorist dhe vrasës i dëshmuar.

Ai përkujton kohë më parë ndalimin e projeksionit të filmit "Kufiri ballkanik” në Shtëpinë e Kulturës në Bujanovc me arsyetimin e turpshëm se me te do të mund të shqetësohen ndjenjat e shqiptarëve në këtë komunë, ndërsa tash në Bujanovc do festohet për terroristin dhe udhëheqja e komunës nuk shqetësohet nëse serbët janë të shqetësuar.

Duke komentuar paralajmërimin e “Ditëve të komandant Lleshit” në Bujanovc ministri ka thënë se "UÇMB është organizatë terroriste dhe askush që ka qenë në te nuk meriton të respektohet”.

Përveç kësaj  thuhet në kumtesë vendi ynë në asnjë marrëveshje nuk është obliguar që përkujtimi në terroristët e vrarë të organizatës së mundur dhe të shkatërruar të festohen dhe shënohen.

"Nuk di pse është e nevojshme që prokuroria të reagoj, por njëherë duhet të tregojmë se festimi i vrasësit të serbëve në Serbi thjesht nuk është e lejueshme", përfundoi  Vulin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...