Media serbe: Në listën për arrestime janë 46 persona, përfshirë edhe dy pjesëtarë të EULEX-it

Lajme

Media serbe: Në listën për arrestime janë 46 persona, përfshirë edhe dy pjesëtarë të EULEX-it

Nga: F.B Më: 31 maj 2019 Në ora: 09:26
Njësia Speciale

Në listën e arrestimeve në veri të Kosovës gjithsejtë janë 46 persona, ndër të cilët policë dhe civil serbë, shqiptar dhe boshnjakë, ndërkohë në hetim dhe lokalizimin e të dyshimtëve përveç institucioneve të Kosovës kanë punuar edhe dy pjesëtar të misionit të EULEX-it, shkruan “Blic” përcjell “Bota Sot”.

Gazeta thekson se ka pasur qasje në listën e prokurorisë së Kosovës në të cilën ndodhen emrat e të gjithë të dyshimtëve për kontrabandë, keqpërdorim të pozitës marrje të mitos dhe korrupsion.

Nga gjithsejtë 46 të dyshimtë, 25 janë serbë, 20 prej të cilëve policë në njësite të ndryshme, 5 janë civil pronarë të kompanive në veri, ndërsa 21 tjerët shqiptar dhe boshnjak.

Duke i thirr në burime anonime nga ambasada me ndikim në Prishtinë dhe zyrtari me pozitë të lartë në EULEX, gazeta shkruan se hetimi për policët ka nisur në prillin e vitit të shkuar.

Policët ndër të cilët edhe pjesëtarë të njësisë kufitare janë përcjell dhe janë kapur “ me planin operativ për kontrabandë që është kryer në veri dhe jug të Kosovës ".

"Prokuroria ka edhe dëshmitar të mbrojtur nga radhët e policisë dhe dëshmitë e tyre lidhur me marrjen e mitos nga ndërmarrësit. Në gjithë këtë aksion kanë marr pjesë edhe dy pjesëtarë të EULEX-it, që flasin rrjedhshëm serbisht që punojnë si civil me vite në EULEX.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat