Rrëfimi ekskluziv për “Bota sot” i pasagjeres shqiptare që ishte në avionin Prishtinë-Bazel, ku përjetoi tmerrin

Lajme

Rrëfimi ekskluziv për “Bota sot” i pasagjeres shqiptare që ishte në avionin Prishtinë-Bazel, ku përjetoi tmerrin

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 17 qershor 2019 Në ora: 11:02
Foto ekskluzive nga avioni ku ndodhi ngjarja

Pasagjerja që përjetoi tmerrin disa minutësh në avionin e linjës Prishtinë-Bazel, Mirjeta Basha Ramadani, ekskluzivisht për gazetën “Bota sot” ka rrëfyer ngjarjen se si ka ndodhur rasti.

Ajo e përshkruan si të tmerrshëm, teksa ka thënë se edhe herave të tjera ka pasur turbulenca, por asnjëherë sikur mbrëmë.

“Rasti ka qenë shumë i tmerrshëm, ka pas edhe herëve të tjera turbulenca, por sikur mbrëmë asnjëherë”, ka treguar ajo.

Mirjeta flet edhe për lëndimet që kanë pësuar, ku tregon se burri i saj është përvluar nga uji i nxehtë, pasi në ato momente ishin duke shërbyer pije të nxehta.

Ajo flet edhe për pasagjerët e tjerë, ku thotë se kanë pasur lëndime në kokë, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetë.

“Unë personalisht jo, burri është përvëluar me ujë të valë, se në atë moment kanë qenë t’u shërby kafe dhe pije. E kur ka ndodh turbulenca ka kërcy vaga me pije përpjetë e ka ra kah ana jonë. Pasagjerët e tjerë janë mirë janë nuk janë keq. Ka pas pasagjer qe e kanë ça kokën, ndërsa ka pas që e kanë lënduar qafën. Por në rrezik të madh nuk janë”, thotë Mirjeta.

Image
Momenti kur pijet e nxehta bien mbi pasagjerë

Tmerri ka zgjatur rreth 10 minuta, tregon ajo, ndërsa thotë se ka zgjatur 30 minuta derisa ata janë qetësuar.

Image
Foto nga momenti i tmerrit që pëjetuan pasagjerët

“Ato momente kanë zgjatur afërsisht 5 deri 10 minuta, mirëpo deri jemi qetësuar ne, ka zgjatur afër 30 minuta”, tregon tutje Mirjeta.

Image
Foto  pas qetësimit të gjendjes

“Ka pas bërtitma të madhja edhe fjala më së shumti qe u degju, ka qen o “Allah nimona””, rrëfen Mirjeta.

Ajo thotë se në gusht prapë do të udhëtoj me avion, ndërsa për dëmshpërblim ende nuk dinë asgjë.

“Për dëmshpërblim nuk e di, por unë prapë në gusht do të udhëtoj me avion për në Kosovë”, përfundoi Mirjeta Basha Ramadani për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat