Dalin pamjet e aksidentit të sotëm në rrugën Prishtinë-Podujevë

Lajme

Dalin pamjet e aksidentit të sotëm në rrugën Prishtinë-Podujevë

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 18:05
Pamje nga aksidenti

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Poduejvë, përkatësisht në fshatin Bërnicë.

Këtë për Gazetën e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 15:00, ndërsa i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatë për një aksidentë trafiku në Bërnicë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Tutje,ajo bëri të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut.

Kujtojmë se kjo zonë njihet për akisdente të shumëta trafiku, ndërsa policia vazhdimisht bën apel për kujdes të shtuar në komunikacion.

Më poshtë, shihni pamjet nga aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat