Kriporja e Ulqinit shpallet monument natyror

Lajme

Kriporja e Ulqinit shpallet monument natyror

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 20:13
Kriporja e Ulqinit

Pas shumë përpjekjesh, Kuvendi Komunal i Ulqinit shpalli kriporen e njohur të qytetit park natyror. Vendimi u mirëprit nga qytetarët dhe shoqëria civile dhe falë tij do të sigurohet mbrojtja nga tjetërsimi i kësaj hapësire të veçantë natyrore e privatizuar në mënyrë të dyshimtë.

Kriporja e Ulqinit është zona e parë me rëndësi ndërkombëtare për zogjtë e Mal të Zi si dhe ai që quhet “Strehim Emerald” i Konventës së Berlinit.

Kriporja pritet që së shpejti të bëhet pjesë e listës Ramsar, si kënetë me rëndësi ndërkombëtare, por edhe të rinisë prodhimin e kripës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat