A është Kurani shërues i magjive? Flet imami

Lajme

A është Kurani shërues i magjive? Flet imami

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 23:59
Libiri i Shenjtë-Kurani

Libri i shenjët i fesë myslimane përdoret nga hoxhallarët si shërues i fenomenit të magjisë.

Kryeimami dhe  kryeredaktor i portalit “FolTash”, Bekim Jashari  që është i specializuar në raportime kundër ekstremizmit fetar ka folur ekskluzivisht për fenomenin e atyre që e quajnë vetën shërues të magjisë me librin e shenjët të myslimanëve.

Gjithë këtë process keqbërës tek njerëzit ai e ka quajtur lojë dhe krim që për përfitme personale shfrytëzojnë problemet e ndryshme mentale tek njerëzit.

Po a është shërues kurani, kryeimami nga Podujeva ka theksuar se ky libër nuk ka asnjë bazë sheriatike.

“ Absolutisht nuk ka asnjë bazë sheriatike, në kuran ekziston konteksti  historik, thirrja për t’i besuar zotit për drejtësi, moral, arsim. Leximi që e bëjnë këta e shoh në kuadër të krimit që bëhet tek qytetarët tanë, asnjë person nuk meriton që t’i dhunohet truri dhe intelekti, kanë nevojë që të nxisimi ata për arsim, dije dhe angazhim”, ka thënë Jashari.

Imami nga Peja, Zuhdi Hajzeri, ka ndarë disa nga përvojat e tij më një imam nga Egjipti që janë shumë trishtuese , u trajtuan si me magji edhe të sëmurit me epilepsi.

“ E gjithë kjo është një manipulim, e kësaj në realitet ata nuk janë në gjendje me dallu sëmundjen epileptike prej sëmundjeve të tjera , depresionin e gjërat e tij i futin në shërim me kuran dhe vetëm i maltretojnë”, ka thënë Hajzeri./Insjaderi/

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat