Daçiq: Serbia e ka marrë notën e vendit të 15-të për tërheqjen e njohjes së Kosovës

Lajme

Daçiq: Serbia e ka marrë notën e vendit të 15-të për tërheqjen e njohjes së Kosovës

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 14:52
Ivica Daçiq

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka thënë se “javën e kaluar ka shkuar ta merr notën e vendit të 15 e cila dëshiron të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës”.

Ai ka shtuar se “ditën kur ai ka dashur ta publikojë këtë notë vendet e Kuintit kanë publikuar kumtesën me të cilën i kërkohet Serbisë se duhet të ndërpresë me aksionin e tërheqjeve të njohjes”.

Siç thotë, ai nuk ka përmendur se bëhet fjalë për Togon, siç transmetojnë mediet, mirëpo nuk ka treguar se për cilin vend është fjala, duke premtuar “se së shpejti do ta publikojë emrin e atij vendi”.

Ndërsa kumtesën vendeve të Kuintit e komenton me mesazhin: “Ne nuk kemi ndërmend të grindemi me askënd”.

Ai ka shtuar se politika e Serbisë është e tillë, dhe ka shtuar se “kur të tjerët e kanë njohur pavarësinë e Kosovës askush nuk është mërzitur se a po zemërohet Serbia”.

Ka shtuar se ai ka vizituar 105 vende dhe ka parë se “shumica nuk dinë për çfarë bëhet fjalë, se atë vendim e kanë marrë administratat tjera, të kaluara, por se ata janë të gatshëm që këto vendime t’i rishikojnë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat