Ministrja Zivic takoi kryetarin e komunës së Klinës, Zenun Elezaj - Bota Sot
Ministrja Zivic takoi kryetarin e komunës së Klinës, Zenun Elezaj

Lajme

Ministrja Zivic takoi kryetarin e komunës së Klinës, Zenun Elezaj

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 14:16
Foto nga takimi

Ministrja në detyrë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj,  me të cilin kanë biseduar lidhur me zhvillimet në sektorin e bujqësisë, përfshirë këtu edhe ecurinë e implementimit të programeve mbështetëse të ministrisë për këtë vit.

Ministrja Zivic, ka rikonfirmuar gatishmërinë e saj për të thelluar bashkëpunimin me këtë komunë, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë rajon.

Nga ana e tij, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, e njoftoi ministren për zhvillimet në sektorin e bujqësisë në këtë komunë dhe me këtë rast shprehi përkushtimin e  tij për të realizuar projekte zhvillimore në këtë sektor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...