Pas shkrimeve të medieve kroate, Vuçiq thotë se do “fërkoja” duart vetëm në rast kompromisi me shqiptarët

Lajme

Pas shkrimeve të medieve kroate, Vuçiq thotë se do “fërkoja” duart vetëm në rast kompromisi me shqiptarët

Nga: F.B Më: 7 tetor 2019 Në ora: 17:55
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka komentuar rezultatet zgjedhore dhe shkrimet në mediet kroate ka thënë se do të ishte i kënaqur vetëm me zgjidhjen e kompromisit, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Këtë e tha në përgjigje të shkrimeve në mediet kroate se ai është i vetmi që “fërkon duart” pas rezultateve të zgjedhjeve në Kosovë, ku shtoi se këtë do ta bënte nëse do arrihej zgjidhje e kompromisit me shqiptarët, por ajo është shumë larg.

Vuçiq duke komentuar shkrimin e gazetës kroate “Jutarnji list” se "Vuçiq është u vetmi që fërkon duart për rezultatet e zgjedhjeve” theksoi se:" Unë zakonisht mbaj duart kështu (të lidhur gishtat e dy duarve), rrallë keni mund të shihni se i fërkoj duart” tha Vuçiq duke qeshur në përgjigje të pyetjes së gazetarëve pas takimit me presidentin turk Erdogan.

Sipas tij serbët kanë fituar legjitimitet për tavolinën e bisedimeve dhe se po pritet formimi qeverisë në Prishtinë me përfaqësuesit e zgjedhur nga shqiptarët.

"Ne do të bisedojmë dhe negociojmë, nuk kemi problem me atë, duam arritjen e marrëveshjes në të ardhmen” tha Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se sigurisht kjo nuk do të jetë lehtë, por me ekipin e tij bënë çdo gjë që mundet të arrihet zgjidhje kompromisi.

Ai tha se askush nuk iu ka thënë përfaqësuesve të perëndimit ato që ai ju ka thënë kur kanë biseduar, këtë mund të vërtetojnë përkthyesit që ishin prezent.

"Asnjëherë askush nuk iu ka thënë gjërat ashtu siç unë iu kam thënë, por kjo nuk do të thotë se do ndryshojmë vendimin amerikan apo turk. Nuk janë atë fëmijë të vegjël, ata vendimet i marrin në harmoni me interesat e veta ", tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat