Daçiqi përsëri thotë Kosova pjesë e Serbisë

Lajme

Daçiqi përsëri thotë Kosova pjesë e Serbisë

Nga: F.B. Më: 23 tetor 2019 Në ora: 13:34
Ivica Daçiç

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë Ivica Daçiq po merr pjesë në takimin ministror dhe Samitin e 18 të Lëvizjes së vendeve të painkuadruara në Baku, ku ka thënë se arritja e zgjidhjes politike për Kosovën është prioritet kombëtar i Serbisë, përkundër hapave të njëanshëm të Prishtinës mbetet përkushtimi për gjetjen e kompromisit dhe sigurimi i paqes e stabilitetit, shkruan “Novosti”, përcjell “Bota Sot”.

Ai ka thënë se Serbia në shembullin personale ka përjetuar pasojat e mos respektimit të së drejtës ndërkombëtare, integritetit territorial dhe sovranitetit, agresionin ushtarak dhe shkatërrimin e trashëgimisë kulturore dhe pretendimet për secesion të Kosovës.

Sipas rezolutës 1244 të KS të OKB-së Kosova është pjesë e Serbisë nën administrimin e UNMIK-ut ka thënë ai duke shtuar se duke mbrojtur integritetin dhe sovranitetin Serbia mbron të drejtën ndërkombëtare.

“Arritja e zgjidhjes politike për çështjen e Kosovës është prioritet kombëtar i Serbisë dhe zgjidhja e qëndrueshme afatgjate mund të vij vetëm me dialog dhe kompromis dhe realizim të marrëveshjeve.

Sipas tij “Serbia kundërshton tentimet e imponimit të zgjidhjeve të njëanshme që nuk kontribuojnë vazhdimin e dialogut, që është në interes të gjithë regjionit duke u larguar nga iniciativat e pranimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare”.

Ai përmendi dështimin për anëtarësim në Interpol dhe tërheqjen e kandidaturës pasi  e kishin të qartë se nuk mund të kenë mbështetjen e dy të tretave të anëtarëve të Kuvendit.

“Përkundër hapave të Prishtinës, Serbia është e përkushtuar për dialog dhe kompromis, që sjell paqe edhe stabilitet” tha ai.

Ai ka falënderuar të gjitha vendet që nuk kanë pranuar pavarësinë e Kosovës dhe kanë mbështetur Serbinë në ruajtjen e tërësisë territoriale, duke përmendur suspendimin e njohjes nga 15 vende.

Daçiq ka ftuar vendet që kanë pranuar Kosovën që edhe njëherë të shqyrtojnë vendimin  e tyre që ka pasoja si për Serbinë po ashtu edhe Ballkanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat