Rikthehet ora dimërore, nga sot do të mund të flini një orë më shumë

Lajme

Rikthehet ora dimërore, nga sot do të mund të flini një orë më shumë

Më: 27 tetor 2019 Në ora: 07:44
Foto ilustrim

E diela e fundit e tetorit 2019, datë 27, shënoi ndërrimin e akrepave të orës, që shkojnë 60 minuta prapa.

Për vendet e Bashkimit Europian, ora e gjithë zonës ndryshoi në të njëjtin çast, për të pasur një orë më shumë diell, ose dritë, deri në 29 mars 2020, kur do të kthehet sërish ora verore.

Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës dhe kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën, në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat