Daçiç: Nuk ka asnjë presion nën të cilin Serbia do lëshoj pe

Lajme

Daçiç: Nuk ka asnjë presion nën të cilin Serbia do lëshoj pe

Nga: F.B. Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 14:14
Daçiç

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar sot në Beograd se “Serbia dëshiron kompromis me Prishtinën, por nuk do lëshoj pe ndaj presioneve”, shkruan “Danas”, përcjell “Bota sot”.

“Nuk ka asnjë presion nën të cilin Serbia do lëshoj pe” nëse nuk ka mundësi për zgjidhje kompromisi ku të gjitha palët do të fitonin.

Shefi i diplomacisë serbe  ka bërë këtë deklarata pas takimit që kishte me ministrin e jashtëm holandez Stef Blok.

“Gjithsesi ekziston dëshira që sa më pare të arrihet kompromisi” por kjo është çështje për Prishtinën dhe jo për Beogradin.

“Beograd është i gatshëm për dialog”, tha Daçiç në konferencën me gazetarë së bashku me kolegun e tij Blok.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat