Vajza nga Durrësi rrëfen tmerrin e përjetuar nga tërmeti, falënderon shqiptarët nga Kosova

Lajme

Vajza nga Durrësi rrëfen tmerrin e përjetuar nga tërmeti, falënderon shqiptarët nga Kosova

Nga: G.B Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 17:50
Shqipëri

Tërmeti i 26 nëntorit mori dhjetëra jetë në Shqipëri, qindra të lënduar.

Një qytetare nga Shqipëria, Ergerta Gjana, ka rrëfyer tmerrin e përjetuar në kohën kur ndodhi tërmeti.

Ajo ka dërguar një letër në redaksinë e “Bota sot”, ku dhe ka treguar se si kanë dalë nga shtëpia bashkë me familjen, derisa falënderon të gjithë shqiptarët nga Kosova që u ndihmuan.

Letra e plotë dërguar redaksisë “Bota sot”:

Ishte nje nate e qete derisa me zgjoi nje ze:"ngrihu shpejt". Kam klithur me sa fuqi kisha brenda ne shpirt dhe kam rendur te vrapoj shpejt jashte. Dridhjet nuk ndalonin,shtoheshin me shume dhe ato sekonda nuk ndaleshin. Hyra brenda me shpresen se gjithcka mbaroi dhe gjithcka cfare doja te beja ishte te shikoja ku ishte epiqendra e ketyre dridhjeve,e ketyre lekundjeve te forta por televizori ende nuk po transmentonte asgje. Po prisja bashke me familjaret te cilet ishin ne nje gjendje te njejte me mua por gjithcka qe mund te benim ishte te flisnim dhe te aludonim me njeri tjetrin per cka ndodhi. Mora telefonin dhe i shkruajta gjysmes sime me te mir per ate qe me kishte ndodhur por gjumi e kishte marre dhe ate,por fatmiresisht e dija qe ai ishte ne gjendje te mire pasi jeton ne shtetin fqinj,Kosove. Duke pritur per nje transmetim ne nje televizion, ora kishte shkuar 5 e disa minuta dhe nje termet tjeter ra perseri. U ngritem dhe vrapuam jashte. Me i lehte se ai por me i rende ne supet tona qe gjithcka na dukej e habitshme. Me ne fund filloi transmentimi ne televizion dhe pame qe goditja e fuqishme ishte 6.3 balle. Numer i vogel huh? Jo seshte ashtu. Eshte nje numer i vogel me peshe te madhe per nje popull te rende. E ne? Rrinim shikonim aty pasojat e goditjes. Ku ishte epiqendra,ku e kishte bazen ai "sulm" i fuqishem? Ne qytetin bregdetar. Ne qytetin e bukur te Durresit ku deti ishte nervozuar dhe kishte ngritur dallget e veta ndaj "shoqes" se saj me te mire:tokes. Menduam qe kishte mbaruar gjithcka dhe mesa duket ashtu ishte. Ishte erresire kur ndodhen keto dridhje dhe asnje nuk e kishte idene c'po ndodhte por kur drita doli athere u duk gjithcka. Gjithcka filluam te shikonim ne televizione ishte shtepi te rrenuara,njerez qe qanin,njerez qe ulerinin,toke e ndare ne dy,kaos ne trafik. Ne mund te mos kishim pasoja ne gjera materiale por gjendja jone shpirterore ishte shume keq. Kur filluam te shikonim shtepite e rrenuara gjithe cna shkonte nder mend ishte te shpresonim te mos kishte femije te vegjel nen rrenoja por fatkeqesisht gjithcka ishte kunder deshires sone. Te rritur e femije, te dashuruar e te moshuar ishin poshte germadhave dhe thirrjet e tyre per ndihme klithnin aq fort saqe ndiheshin kudo. Nuk vonoi shume dhe personat e pare filluan te nxirreshin por kishte nga ata qe prisnin ne lot per te marre vesh ndonje lajm per njerezit e tyre te afert, dhe ai te ishte i mire por koha nuk premtonte dhe Zoti gjithashtu. Thuhet gjithmone se Zoti i merr shpejt njerezit afer vetes pasi jane shume te mire per kete bote.

Lajmi mori dhenë. Ne rrjete sociale kishte filluar te shperndahej cdo gje, filluan ndihmat,filluan donacionet. Kosova jone, Kosova e shpirtit tone, po merrte cdo iniciative te mundshme per ndihme ndaj nenes se saj. Nenes Shqiperi te ciles po i digjej zemra. Ju vellezer e ju motra per gjithcka po ju falenderojm, hallall Zoti jua boft qe per ne bluzen nga trupi e hoqet. Ushqimin nga goja e nxorret e lotet me ne i ndat'. Zemra juaj eshte gjithmone me ne dhe koha do vije kur Kosova te jete Shqiperi.

Na falni nqs kete mund nuk jua shperblyem,kete dhimbje e ndate kot por mos harroni bashke do jemi per mot.

E di ju fyem kur na erdhet per vizite por per nje se kane fajin te gjithe. Kryetari i shtetit por gjithcka e quan te pavlere, ne syte e tij vetem ai do qe te jete,kudo i pari perjete. Do vije nje kohe kur tua kthejme dhe ishalla sa me larg do jete.

Ishte kaq e fuqishme ate nate cdo gje por mesa duket ndodhi naten qe tu shohim driten disa gjerave.

E di qe tani te gjithe ata njerez jane bere engjej dhe nga lart po mbrojne njerezit e tyre. Plot 51 yje qe jane atje lart e te cilet lane gjithcka pas. Jeta juaj kaq qe e shkruar dhe ato dridhje moren gjithcka,kane lene vetem femije,nena e baballare.

O Zot meshiroji keta njerez,mbaji afer vetes dhe pse i more kaq heret kur planet nuk u kishin mbaruar madje disa sa i kishin filluar e jeten aspak se kishin jetuar.Ngushellime cdo familjari dhe Zoti ju dhente durim!

Ngushellime per kete shtet qe as shtet nuk duhet te quhet. Qe i le njerezit te vjedhin haptas,qe i le njerezit rrugeve me dhimbje ne zemer,qe i le rrugeve ne meshire te fatit dhe luajne me to si te ishin gure shahu. Ah sa keq per kete popull qe nuk ngrihen te thone nje fjale dhe vetem servilosen pas ngjalave politikane. Dhimbja eshte e madhe por mashtrimi ende me i madh. Ne keto dite nuk duam fjale nuk na ngushellojne fjalet por veprat. Ashtu sic na ngushelluan ushtaret kosovare,italiane,kroate,malazeze,greke etj. Ashtu sic na ngushelloi ushtari qe perpos forces se madhe qe ka filloi duke qare per nje cift te moshuarish. Ashtu sic na ngushelloi flamuri i ngritur,perpos se gjithash,ne "MiraMare". Nuk na ngushellon arrestimi i medias se lire,nuk na ngushellon arrestimi i nje vajze te re durrsake e cila ende nuk eshte liruar nga emocionet e asaj nate. Sa i varfer qe je Zoti Kryeminister. Nuk e dini ende qe shqiptari per shqiptarin jep jeten por kur ju ta mesoni kete do jete shume vone dhe do jeni penduar per fjalet qe i thate vellait minister. Zoti ju meshirofte dhe ju!

Gjithcka duhet bere eshte te hidhet pas kjo hije pluhuri e germadhave materiale,shpirterore,qenesore. Duke u lutur dhe duke shpresuar qe gjithcka te shkoje shume me mire po e mbyll duke thene:TE ZOTIT JEMI DHE TEK AI DO KTHEHEMI TE GJITHE NJE DITE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat