Lajm i keq për Serbinë, Kosova merr vendimin e madh - Bota Sot
Lajm i keq për Serbinë, Kosova merr vendimin e madh

Lajme

Lajm i keq për Serbinë, Kosova merr vendimin e madh

Nga: D.RR Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 11:12
Ilustrim

Pas gati 2 dekadave të përfundimit të luftës, më në fund Kosova ka vendosur që t’i ndjek kriminelët serbë që kryen gjenocid në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur këshilltari i ministrit të punëve të jashtme, Jetlir Zyberaj, i cili ka treguar se rreth 10 mijë faqe dokumente dhe prova janë gjetur që nuk janë trajtuar ende nga drejtësia ndërkombëtare.

Ai ka treguar se në ditët në vijim, gjatë një takimi me Prokurorin Special të Kosovës, këto dokumente dhe prova do të dorëzohen me qëllim sjelljen e kriminelëve serb të luftës para drejtësisë.

Postimi i plotë:

Gjatë mandatit të Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, një synim kryesor i politikës së jashtme ka qenë dëshmia e krimeve të luftës të kryera nga Serbia gjatë gjenocidit të saj dhe sundimit të aparteidit në Kosovë.
Mbledhja e dokumenteve dhe materialeve të tjera të rëndësishme që tregojnë barbarinë e Serbisë ka qenë një element kryesor i punës.
Rreth 10 mijë faqe dokumente dhe prova janë gjetur që nuk janë trajtuar ende nga drejtësia ndërkombëtare.
Për shkak se ata dështuan ne duhet të vazhdojmë dhe të ndjekim kriminelët e luftës.

Në ditët në vijim, gjatë një takimi me Prokurorin Special të Kosovës, këto dokumente dhe prova do të dorëzohen me qëllim sjelljen e kriminelëve serb të luftës para drejtësisë. Duke i kuptuar edhe limitet qe ka sistemi ynë i drejtësisë, bashkë me prokurorinë do të gjejmë zgjidhjen e drejtë që kriminelët të nxierren para ligjit.

Në një kohë kur ata që mbështesin Millosheviçin marrin çmimin Nobel dhe mohimi i masakrave dhe akteve gjenocidale të kryera nga Serbia konsiderohen si normalitet, ne duhet të flasim dhe të ri-kujtojmë botën për atë që ndodhi në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat