Imami i Drenicës i reagon Ismet Sopit i “konvertuar” në katolik për Elvis Naçin dhe Edi Ramën

Lajme

Imami i Drenicës i reagon Ismet Sopit i “konvertuar” në katolik për Elvis Naçin dhe Edi Ramën

Nga: N.Sh. Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 13:02
Osman Musliu dhe Ismet Sopi

Imami nga Drenica, Osman Musliu ka reaguar ndaj Ismet Sopit, i konvertuar nga mysliman në katolik për shkak që ky i fundit ka kritikuar Elvis Naçin dhe kryeministrin shqiptar Edi Ramën.

Musliu thotë se, Sopi thotë se po i fyen myslimanët që një kohë të gjatë në emër të patriotizmit.

“Ky "Patrioti" i Llapushniklut i "konvertuar" në katolik si shumë është duke vjellur që një kohë të gjatë, ama duhet ta di se kur është mjaft me fyerje të islamit dhe muslimanve në emër të patriotizmit. Ne shqiptarët jemi vend dhe popull i vogël dhe e njohim fort mirë njeri tjetrin edhe me bab-bagjysh. Ti thuash Imam Elvis Nacit qe nuk je paraqitur si fetar kjo ka nja bisht.... që këtë-far "patrioti" e mundon çdo vepër e mire nëse e ban një imam dhe mundohet qe imamin ta paraqes si një humanist por jo fetar, jo musliman”, shkruan Osmani, transmeton gazeta “Bota sot”.

Imami tutje i thotë Sopit që të i ndaloj këto fyerje.

“Ky "Patrioti" shkon edhe më larg dhe e këshillon Edi Ramën, për fjalimin në Stamboll pse ai përmend apo citon ajete nga Kurani i madhërishëm dhe hadithet e Muhammedit a. s, por edhe një nder përkraheshit dhe mikun shumë të mirë shqiptarëve e quan vrasës. Ti "PATRIOTI "i Llapushnikut mos mendo që nuk të njohim kush je, andaj leri këto fyerje dhe nënçmimet për "Vëllezërit "tuaj musliman si këshill se me hy fell "del gjiz" thotë populli”, përfundon imami Osman Musliu.

Më posht reagimi nga Ismet Sopi:

Edi dhe Elvisi!

Për të cituar "sure" të Kuranit dhe për të bërë "dua" e falënderuar Allahun, i takon imamit Elvisit, i cili gjer më tani grumbulloi nga bashkëatdhetarët tanë afër 7 milionë euro për të prekurit nga tërmeti. E kam ndjekur fushatën për rimëkëmbjen e Thumanës dhe në asnjë rast të vetëm nuk është paraqitur si fetar! Po, kryeministrit shqiptar, për çfarë i duhej ajo përulje, para një vrasësi turk!? Katastrofë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat