Përveç me Thaçin, Borrell bisedoi edhe me Vuçiqin – u kërkua zgjidhje për taksën dhe vazhdimi i dialogut

Lajme

Përveç me Thaçin, Borrell bisedoi edhe me Vuçiqin – u kërkua zgjidhje për taksën dhe vazhdimi i dialogut

Më: 15 janar 2020 Në ora: 16:34
Aleksandar Vuçiq

Detaje të reja janë shpalosur nga biseda telefonike që sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi zhvilloi me shefin e ri të diplomacisë evropiane.

Sipas asaj që bëhet e ditur nga njoftimi, Borrell përveç me Thaçin ka folur edhe me presidentin serb, Akleksander Vuçiq.

Borrell me të dy presidentët ka folur për rëndësinë e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë kontekst është kërkuar që të gjendet një zgjidhje për këtë temë, e cila ka mbetur e bllokuar pas vendosjes së taksës së qeverisë së Kosovës ndaj mallrave serbe.

Në postimin e mëhershëm të Thaçit, u bë e ditur se ai ka kërkuar nga Borrell që BE-ja të përmbush premtimin dhe obligimin e saj për liberalizimin e vizave për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat