Beograd do të vazhdoj lobimin për tërheqje te njohjeve edhe nëse Kosova heq taksën

Lajme

Beograd do të vazhdoj lobimin për tërheqje te njohjeve edhe nëse Kosova heq taksën

Nga: F.B Më: 27 janar 2020 Në ora: 12:49
Ilustrim

Qëndrimet e forta në prag të bisedimeve të sotshme mes Prishtinës edhe Beogradit për përtëritjen e linjës hekurudhore, ndërsa kushti ynë është që shqiptarët të obligohen se nuk bëjnë aksion për njohje shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

Sipas kësaj gazete Beogradi ka dy kushte për ndalimin eventual të lotimit për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, i pari është heqja e taksës, ndërsa i dyti obligimi se Prishtina nuk do bëjë angazhim për rritjen e numrit të njohjeve përkatësisht të bëjnë pauzë  në kërkesat për pranim në organizata ndërkombëtare.

Këto qëndrime të forta i janë prezantuar të dërguarit special të Trampit ambasadorit Grenel që hapur ka kërkuar nga Serbia ndalimin e fushatës për tërheqjen e njohjeve, duke “ofruar” heqjen taksës nga shqiptarët.

Sipas biseduesve të gazetës është irracionale që të pranohet “ngrirja” e luftës për “tërheqje” të pavarësisë së Kosovës, nëse nuk ka garanci se nuk do lobohet për njohje të reja.

Presidenti Vuçiq pas takimit me Grenel ka thënë se nuk pranon barazimin me taksës dhe fushatës së tërheqjes së njohjeve. Pozita serbe në mënyrën shtesë u sqarua nga ministri i jashtëm Daçiq që theksoi se fushata për tërheqje të njohjeve është projekt shtetëror dhe ka qëllim mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit të vendit dhe nuk mund të jetë kompensim për heqjen e taksës.

Ndërkohë Serbia është shprehur e gatshme për takim lidhur me iniciativën e Grenelit për vendosjen e linjës hekurudhore, ku delegacioni do kryesohet nga Gjuriq.

Grenel pas takimit me Vuçiq në Beograd ka thënë se kompanitë posaçërisht ato amerikane kërkojnë stabilitet për të nisur punën në Kosovë dhe Serbi:

“Në të kundërtën ato nuk do vijnë të investojnë në regjion, Unë vlerësoj sinqeritetin e presidentëve Thaçi e Vuçiq dhe liderëve të partive të Kosovës, mendoj s ekanë kuptuar urgjencën e situatës dhe kanë parë ‘dritaren e vogël’ që iu hapi Tramp”.

Anëtari i Këshillit për demokratizim nga Berlini Bodo Veber thotë se në mënyrën gjenerale secila marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë sikur ajo ajrore është e mirëseardhur, por konsideron se as ShBA vetëm as “si lider” nuk mund të sjell zgjidhjen e raporteve mes shqiptarëve edhe serbëve:

“Nëse anashkaloni BE, Borelin dhe anëtart kyç si Gjermania të cilën e provokoni me bisedime me "Lufthansen" dhe nënshkrimin e marrëveshjes në ambasadën gjermane në Berlin, përparimi i vogël mund të kthehet në fitore të Pirros” tërheq vërejtjen Veber duke komentuar angazhimin e Grenel.

Në anën tjetër drejtori për studime strategjike në Uashington Gregori Kopli mendon se mund të arrihet marrëveshje mes Prishtinës edhe Beogradit vetëm nëse në te kyçet edhe Tirana.

“Prishtina dhe qeveria e Shqipërisë vazhdojnë bisedimet për bashkim, kjo mund të arrihet vetëm nëse ajo lidhje merr pranimin e Beogradit dhe nëse parashtrohet propozimi që Serbia edhe Shqipëria të pranojnë në shkëmbim territori” – vlerësoi Kopli për "Kosovoonline".

Afati për krijimin e qeverisë në Prishtinë ku kandidat është lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti skadon brenda 8 ditëve, ndërsa marrëveshja me LDK e Isa Mustafës nuk po duket. Problem ka shkaktuar zgjidhja e Glauk Konjufcës si kryetar i Kuvendit, ndërkohë që po flitet se Kurti i ka ofruar shtatë ministri Mustafës dhe pranimin për propozim të presidentit të ardhshëm, pas skadimit të mandatit të Thaçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat