Dr. Agron Abrashi ndihmon gazetën “Bota sot” me 500 CHF

Lajme

Dr. Agron Abrashi ndihmon gazetën “Bota sot” me 500 CHF

Më: 13 prill 2020 Në ora: 17:53
Dr. Agron Abrashi, mjek i njohur shqiptar në Zvicër

Pas ndalimit të shtypit të gazetës nga autoritetet shtetërore, si pasojë e Pandemisë Koronavirus, gazeta “Bota sot”, iu drejtua miqve dhe lexuesve të saj besnikë për përkrahje.

Donatorët nuk hezituan të ndihmojnë, sapo morën këtë lajm. Ata po solidarizohen me gazetën që u ka qëndruar afër për vite të tëra.

Me shuma të mëdha e të vogla, ata po tregojnë se kanë besim në gazetarinë e pavarur të “Botës sot”. Një nga ta është edhe Dr. Agron Abrashi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër. Ai ka ndihmuar gazetën “Bota sot”, me një donacion prej 500 frangave.

Ne falënderojmë Dr. Abrashin për kontributin e dhënë. Listën me emra të donatorëve të tjerë do ta publikojmë në fund të muajit.

Gazeta “Bota sot”, do të jetë gjithmonë mirënjohëse për kontributin tuaj.

Image
Dr. Agron Abrashi, një qytetar bote me dedikim jetësor, humanizmin
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat