Familja e Haki Imerit, ka reaguar pas deklaratave të Behgjet Pacollit, i cili ka thënë se është frikësuar nga shteti i Kosovës, se mund t’i ndodh një sulm terrorist ndaj tij, pas ardhjes në Kosovë nga Zvicra.
Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, përmes një postimi në Facebook, cilëson se deklaratat e Behgjet Pacollit dhe Hashim Thaçit janë të koordinuara dhe motivuara politikisht kundër shtetit të Kosovës dhe Albin Kurtit.
Në reagimin e tyre thuhet se për luftën e ndytë për pushtet ‘agallarët’ e nëntokës, siç i quajnë ata, edhe në kohën e pandemisë i kanë renditë arkivolet, ku janë ngritur kundër shtetësisë së Kosovës.
Më poshtë reagimin i familjes së Haki Imerit:
Deklaratat e Behxhet Pacollit , Hashim Thaçit duken te jene te kordinuara , motivuara politikisht kunder Shtetit te Kosoves kunder kryeministri Albin Kurti ..
Lufte e ndyte per pushtet bejne "agallaret" e nentokes, ne rrethana te renda, ne kohen kur pandemia, Covid 19 po i rendite arkivolet ..Jane ngritur mekataret historik kunder shtetesise se Kosoves kunder ardhmerise se saj.
Megjithe krrokamat e tyre te peshtira nuk do ia dalin me planin e tyre ogurezi .LVV- do ti mposhte disa here me fuqishem se me daten 6 tetor ne zgjedhjet e ardhsshme demokratike ...Tashme keta qyqar jane kufoma politike .