A do të bëhet marrëveshja Kosovë-Serbi para zgjedhjeve në Amerikë? Ja çfarë thotë Daçiç

Lajme

A do të bëhet marrëveshja Kosovë-Serbi para zgjedhjeve në Amerikë? Ja çfarë thotë Daçiç

Nga: F. B. Më: 20 maj 2020 Në ora: 13:15
Ivica Daçiç

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç ka deklaruar se është pikëpyetje e madhe kur do të vazhdojë dialogu mes Prishtinës edhe Beogradit dhe shtoi se nuk është e mundshme arritja e zgjidhjes para zgjedhjeve presidenciale në SHBA në nëntor, duke pasur parasysh situatën e pandemisë dhe krizës në Prishtinë, shkruan “Politika”, transmeton “Bota Sot”.

Ndërkohë në komentimin se cila administratë do ishte më e mirë e Tramp apo Bajden, ai theksoi se gjithsesi e Tramp sepse ka nxitur disa procese dhe ka pranuar idenë për kompromis në interes të dy palëve dhe e ka kuptuar se ka përfunduar kjo çështje dhe vetëm se duhet të njihet pavarësia e Kosovës.

“Kjo është hera e parë që administrata amerikane ka një qasje të tillë, që për ne është shumë me rëndësi sepse hap rrugë për kompromis dhe pajtim”, tha Daçiq.

Ai theksoi se mbetet pikëpyetje kur do vazhdohet dialogu sepse nuk dihet çfarë mund të ndodhë në Kosovë ndërkohë që shprehu shpresën se Borel e Lajçak do nisin procesin e bisedimeve.

Lidhur me situatën në Malin e Zi, Daçiq porositi pushtetin malazez që të gjejë gjuhë të përbashkët me qytetarët e nacionalitetit serb dhe kishën.

“Është me rëndësi që problemet të zgjidhen me dialog. Për ne nuk përbën problem nëse qytetarët e Malit të Zi duan të jetojnë së bashku me Serbinë apo duan të kenë shtetin e vetë, Çështja e sovranitetit dhe pavarësisë së Malit të Zi nuk ka lidhje me të drejtat e popullit serb numri i të cilëve është 28 për qind”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat