OBSH: Maska, e këshillueshme kur distancimi fizik është i pamundur

Lajme

OBSH: Maska, e këshillueshme kur distancimi fizik është i pamundur

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 20:05
Foto Ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetit lëshoi sot ​​udhëzime të reja në lidhje me maskat duke këshilluar përdorimin e saj kur ka një transmetim të gjerë të koronavirusit të ri dhe kur distancimi fizik është i vështirë për t’u mbajtur.

“Duke patur parasysh evolucionin e të dhënave, OBSH-ja i këshillon qeveritë të inkurajojnë publikun e gjerë që të përdorë maska, ​​kur transmetimi është i përhapur dhe distancimi fizik është i pamundur”, tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë një konference për shtyp.

“Së dyti, ne rekomandojmë që personat e moshës 60 vjeç e sipër ose ata që vuajnë nga probleme mjekësore para-ekzistuese, të mbajnë një maskë, në situatat kur distancimi fizik nuk është i mundur”, shtoi ai.

Ghebreyesus vuri në dukje se udhëzimet e reja u zhvilluan pas ekzaminimit të të dhënave në dispozicion dhe këshillimeve me shumë ekspertë e grupe të shoqërisë civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat