Arkitekti thotë se Xhamia e Madhe po futet në skutë: Nuk e ka lokacionin e duhur

Lajme

Arkitekti thotë se Xhamia e Madhe po futet në skutë: Nuk e ka lokacionin e duhur

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 21:16
Arbër Sadiki

Arkitekti Arbër Sadiki sonte në Rubikon ka thënë se hapësira se ku do të ndërtohet  Xhamia e Madhe në Prishtinë është e gabuar.

‘’Parcella e ndarë nuk i bën mirë xhamisë dhe zonës. Xhamia e Madhe meriton hapësirë më të mirë ku mund të ndërtohen sheshe e nënshele. Ajo po futet në  një skut. Nuk e ka lokacionin e duhur’’, ka thënë ai.

‘’Myftiu Tërnava ka insistu me marr atë parcellë. Ne spo i gjejmë vend asnjë ndërtese të rëndësishme. Do të jetë një ndërtesë që nuk do të mund të shijohet prej asnjë këndi të Prishtinës’’, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat