Vdes edhe një 54 vjeçar nga Covid-19 në Kamenicë

Lajme

Vdes edhe një 54 vjeçar nga Covid-19 në Kamenicë

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Një person mbrëmë ka vdekur nga koronavirusi në Kamenicë, viktima ishte 54 vjeçar.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

“Fatkeqësisht edhe një qytetar yni 54 vjeç mbrëmë ka humbur betejën me #COVID19, kurse kemi një (1) rast të ri të identifikuar me këtë virus dhe tre (3) të shëruar plotësisht. Nga ky virus, nëntë qytetarë nga komuna jonë kanë humbur jetën! Ju lutem kujdesuni maksimalisht për shëndetin tuaj e respektoni udhëzimet, sepse tani nuk është koha për mosbindje”, ka shkruar Kastrati.

Ai po ashtu ka treguar se numri i rasteve aktive në këtë komunë ka shkuar në 24, ndërsa të shëruarit në 81.

Postimi i plotë:

Fatkeqësisht edhe një qytetar yni 54 vjeç mbrëmë ka humbur betejën me #COVID19, kurse kemi një (1) rast të ri të identifikuar me këtë virus dhe tre (3) të shëruar plotësisht.

Nga ky virus, nëntë qytetarë nga komuna jonë kanë humbur jetën! Ju lutem kujdesuni maksimalisht për shëndetin tuaj e respektoni udhëzimet, sepse tani nuk është koha për mosbindje.

Ngushëllime të sinqerta familjes!

Bilanci me COVID-19 në komunën tonë:

– 114 raste të identifikuara;

– 81 të shëruar plotësisht;

– 24 raste aktive;

– 9 të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat