Vuçiqi del kundër projektligjit për UÇK-në

Lajme

Vuçiqi del kundër projektligjit për UÇK-në

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 14:20
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se projektligji për vlerat e luftës së UÇK-së ndalon mendimin ndryshe dhe paraqet vazhdim të ngacmimeve ndaj serbëve të Kosovës.

Ai ka thënë se shqetësimet për këtë projektligj ia ka shprehur edhe të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, duke i kërkuar që ta ketë në konsideratë këtë çështje.

Vuçiqi ka thënë se do të shikojë se si do të reagojë Brukseli, duke shtuar se “kjo çështje ka pasoja edhe brenda Prishtinës”.

“Kur i shoh ata që vijnë në bisedime dhe marrin mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, unë shoh që qëllimi i gjithçkaje është që Serbia ta njohë Kosovën”, ka thënë Vuçiqi.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot do të shqyrtojnë projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Qeveria e Kosovës, më 14 korrik, ka mbështetur këtë projektligj, duke e proceduar në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës.

Projektligji i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës parasheh përcaktimin e obligimit institucional dhe qytetar për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Shkelja e dispozitave të këtij ligji sanksionohet sipas legjislacionit në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat