Media serbe: Lajçak zyrtarisht mban anën shqiptarëve – Prishtina mori shërbim të madh nga Brukseli!

Lajme

Media serbe: Lajçak zyrtarisht mban anën shqiptarëve – Prishtina mori shërbim të madh nga Brukseli!

Nga: F.B Më: 25 shtator 2020 Në ora: 09:56
Miroslav Lajçak

I dërguari special i BE-së për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak ka theksuar se Asociacioni i komunave serbe nuk do të jetë në rend të ditës në takimin e ardhshëm që do të mbahet me 28 shtator në Bruksel, sepse njëra palë ende nuk është e gatshme për shqyrtim, shkruan “Alo” që konstaton se “Lajçak zyrtarisht u rreshtua në anën e shqiptarëve dhe Prishtina mori shërbim të madh nga Brukseli”, transmeton “Bota Sot”.

Gazeta “Alo” shkruan se formimi i asociacionit të komunave serbe ishte parashikuar në marrëveshjen e parë të nënshkruar në Bruksel në dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit në vitin 2013. Detajet konkrete janë pajtuar me parime përkatësisht me elementet e përgjithshme në vitin 2015.

Mirëpo, Gjykata Kushtetuese e Kosovës në dhjetorin e vitit 2015 vërtetoi se parimet e Asociacionit të komunave serbe nuk janë në harmoni të plotë me Kushtetutën e Kosovës, por si kanë shtuar ato mund të harmonizohen me akt ligjor të qeverisë së Kosovës dhe statutit të asociacionit.

Çështja e formimit të këtij asociacioni ka ngjallur debat dhe protesta në vitin 2016.

Kjo çështje – çështja e asociacionit përsëri është ri ngritur në takimin e 7 shtatorit në takimin e lartë politik ku morën pjesë presidenti Vuçiq dhe kryeministri Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat