Milivojeviç: Dialog përsëri në pikëpyetje – besueshmëria e BE-së në test

Lajme

Milivojeviç: Dialog përsëri në pikëpyetje – besueshmëria e BE-së në test

Nga: F.B Më: 28 shtator 2020 Në ora: 10:23
Zoran Milivojeviç

Pas shtyrjes së takimit të dialogut për shkka të virusit Corona, dialogu është vënë në pikëpyetje ka deklaruar Zoran Milivojeviç me vlerësimin se besueshmëria e BE-së është në testim dhe atë duhet ta vërtetoj përfundimisht me formimin e asociacionit, shkruan “Kosovo-online”, transmeton “Bota Sot”.

'BE është definitiv në provë, duhet të konfirmoj besueshmërinë dhe nuk do ketë asgjë nga dialogu nëse nuk respektohet ajo që u nënshkrua” tha Milivojeviç për TV Pink.

Si dihet i dërguari special për dialogun Lajçak dje kumtoi se takimi i ekspertëve të Prishtinës edhe Beogradit që duhej të mbahej sot, do të shtyhet dhe në rend dite nuk do të jetë asociacioni, sepse Prishtina “nuk është gatshme për bisedime” , Milojeviç konsideron se ky nuk është qëndrim i Lajçakut por pas kësaj qëndron bërthama e fortë që angazhohet për pranimin e Kosovës në kufijtë aktual.

''Këtu Gjermania tërheq litarët, nuk ka gjasa që Lajçak vetë të merr vendim dhe të krijoj ambient për dialog” tha Milivojeviç.

Ai konsideron se qëndrimi i BE-së do ndikoj edhe në angazhimin e Uashingtonit në dialog që ka hyr “ shumë vendosmërisht mekanizma konkret për veprim dhe disa rezultate''.

Milojeviç nënvizoi se çështja kryesore nëse ka gjasa të vazhdoj dialogu dhe BE të “pres” kur është fjala për asociacionin duke potencuar se Bruksel ka mënyra të veproj dhe mos jetë i njëanshëm dhe të ndërpritet agonia 6 vjeçare.

'Asociacioni është ‘ guri këndor’ për vazhdimin dhe suksesin e dialogut dhe çështje e klasës së parë që BE –në e vë në provë” tha ai.

Milivojeviç shton se pozita e Serbisë është e qartë edhe nuk ndryshon dhe nuk pranon të bisedoj për diçka që nuk është në interesin e sa he për ndonjë variant kompromisi para se të zgjidhet kjo çështje.

“Mund të bisedohet për kompromis dhe për asgjë tjetër. Nëse thyhet tregimi për asociacionin dhe nëse ajo përmbushet në të ardhmen mund të bisedohet për kompromisin” tha ai.

Sipas tij, Prishtina asociacionin dëshiron ta trajtoj si çështje të brendshme të Kosovës, kur Kosova të njihet nga Serbia. "Gjë që Serbisë nuk i shkon as në mendje".

''Nuk na shkon në mendje të pranojmë Kosovën, as të bisedojmë për diçka që nuk ka lidhje me shtetësi, sepse me marrëveshje të Brukselit nuk është njohur shteti i Kosovës, por janë hapur çështje që duhet të jenë mekanizëm për kërkim të zgjedhjes e ndër to është asociacioni”, përfundon Milivojeviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat