Paralajmëron Gjuriq: Nëse ideja e Asociacionit është e vdekur, edhe suksesi i dialogut është i vdekur

Lajme

Paralajmëron Gjuriq: Nëse ideja e Asociacionit është e vdekur, edhe suksesi i dialogut është i vdekur

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 09:31
Gjuriq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq,  ka thënë Beogradi është absolutisht gjithmonë i gatshëm për një dialog me Prishtinën, por që ka probleme serioze në dialog.

Sipas tij përfaqësuesit e Prishtinës thonë se nuk duan të flasin për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Nëse, siç thotë Prishtina, ideja e Asociacionit është e vdekur, atëherë mundësia e një dialogu të suksesshëm është gjithashtu e vdekur”, tha ai në TV Prva.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka ripërsëritur të hënën se tema e Asociacioniet nuk hapet më pasi sipas tij ajo është mbyllur me marrëveshjen e vitit 2013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat