Analizë e Institutit Ndërkombëtar për Studime Ballkanike (IFIMES): Për çka shpresojnë tek Biden?

Lajme

Analizë e Institutit Ndërkombëtar për Studime Ballkanike (IFIMES): Për çka shpresojnë tek Biden?

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 08:51
SHBA

Sipas analizës së Institutit Ndërkombëtar të Studimeve për Lindjen e Afërme dhe Ballkanin (IFIMES), shumica e liderëve të Ballkanit nuk mund të jenë partner me administratën e re amerikane të Bidenit, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Administrata e re amerikane në bashkëpunim me BE duhet të kërkojë lider të ri politik, që do sjellin ndryshimet e nevojshme politike dhe prosperitetin e vendeve të Ballkanit, thuhet në analizën e IFIMES.

Sipas këtij Instituti, shumica e liderëve aktual në Ballkan nuk mund të jenë partner me administratën e re amerikane për ndryshime gjithëpërfshirëse, ndërsa ardhja e administratës Biden është thelbësore për ndryshime te tilla në Ballkan  veçanërisht në BeH.

BeH nuk ka vullnet politik dhe institucione të fuqishme në luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe i duhet ndihma amerikane e agjensioneve të sigurisë sikur ndihma që ishte ndaj Italisë pas luftës së dytë botërore për luftë ndaj mafia-s, shkruan IFIMES.

Sipas analistëve gëzon fakti se presidenti i ri amerikan Biden ka biseduar për Ballkanin me kryeministrin britanik Xhonson.

Ndryshimet politike në Ballkan lanë nis sipas IFIMES në Maqedoni në vitin 2017 me suksesin e kryeministrit Zaev dhe qeverisë së tij. Këto ndryshime janë vërejtur edhe në marrëveshjen e Uashingtonit me nënshkrimin e presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Hoti.

Çështja qendrore në Ballkan është dialogu mes Prishtinës edhe Beogradit me ndërmjetësimin e BE-së dhe nënshkrimi i marrëveshjes gjithëpërfshirëse obliguese, ku potencohet roli i Vuçiq për paqen edhe stabilitetin në regjion.

Rënia e Gjukanoviçit pas 31 vjet në pushtet është ndikim i fuqishëm për ndryshime ne Ballkan , sikurse edhe ndryshimet në zgjedhjet lokale në BeH, që dëshmojnë se ndryshimet janë të mundshme.

Situata në Shqipëri është shumë e polarizuar politikisht dhe ndodhet në prag të luftës qytetare, shqetëson ky fakt dhe kjo nuk ka ndodh fal mençurisë dhe përvojës së gjatë politike të presidentit Meta  që evitoi luftën qytetare.

Vendosja e “Shengenit të vogël” si iniciative e rëndësishme regjionale ka marr mbështetjen e administratës amerikane.

Nisur nga fakti se regjioni kishte te kaluar të përgjakshme të konflikteve, me rëndësi që shtetet në rregullimin e tyre juridik të kenë ligje që ndalojnë nxitjen e gjenocidit dhe kjo do ishte rrugë civilizuese e përballjes me te kaluarën vlerëson IFIMES.

Pa angazhimin e ShBA-ve nuk ka paqe të qëndrueshme, stabilitet edhe prosperitet në regjionin e Ballkanit sepse struktura të caktuara nga atje kanë ndërlidhje me shërbime e interesa me rivalët e SHBA-ve.

Në kohën e Trump ato janë larguar nga vlerat demokratike që i jepin Amerikës fuqi dhe e bëjnë komb unik. Pason lufta e rëndë në kthimin e vlerave demokratike që shkëlqejnë Amerikën, parashikon IFIMES.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat