Mediat serbe: Hera e tretë, e kam humbur vullnetin të jetoj këtu...

Lajme

Mediat serbe: Hera e tretë, e kam humbur vullnetin të jetoj këtu...

Nga: B.S. Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 09:14
Pamje nga Graçanica (Ilustrim)

Ka vazhduar vargu i incidenteve antiserbe në komunën e Graçanicës, dhe kësaj here, autorë të panjohur hynë dhe grabitën shtëpinë e familjes Simiq në Prekoc, shkruajnë mediat serbe.

Sinisha Simiq i ka thënë portalit Kosovo Online se kjo është hera e tretë që i hyjnë në shtëpi dhe policia e Kosovës deri më tani nuk ka arritur të gjejë hajdutët.

"Dëmi nuk është i madh, por fëmijët janë tronditur shumë. Sinqerisht, e kam humbur vullnetin të jetoj këtu, hera e tretë që ndodh kjo, më ka dalë për krye-kreje. Të tëra do të kompensohet, por nervoza e frika, kjo nuk mund të kompensohet. Ishte policia, do të vijnë prapë, për nuk di më çfarë të them", citojnë medet serbe Simiqin.

Kryetari i komunës së Graçanicës Sërxhan Popoviq ka thënë për Kosovo online se ky është vetëm njëri në një vafrg incidentesh, dhe se disa herë kanë bërë apel që policia dhe strukturat e sigurisë të mbrojnë popullatën serbe.

"Thjesht, siguria është një faktor shumë i rëndësishëm për popullin serb në Kosovë dhe Metohi dhe është e lidhur me mbijetesën e njerëzve tanë këtu. Si komunë, ne do të vazhdojmë të apelojmë tek policia për të parë se çfarë masash mund të merren për të ndaluar këto incidente, sepse kjo është hera e tretë që ata hyjnë në shtëpinë e z. Simiq. Dhe, kur autorët e krimeve mbeten pa u ndëshkuar çdo herë, kjo vetëm i inkurajon ata që të vazhdojnë të kryejnë ato veprime", thotë Popoviq.

Rreth këtij incidenti, për të cilin shkruajnë mediet serbe, ka reaguar edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i cili ka thënë se ndjen shqetësim të madh për sigurinë e serbëve në pjesën qendrore të Kosovës, pas lajmit për thyerjen e një shtëpie të një familjeje serbe në fshatin Prekoc.

"Kërkoj nga përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë që urgjentisht dhe në mënyrë të pashmangshme të  marrin masa që populli serb në jug të Ibrit të mbrohet nga provokimet dhe sulmet nga ekstremistët," tha Petkoviq në një kumtesë me shkrim, transmeton "Danas".

Ai ka vlerësuar se ishte bëhet fjalë për frymëzim politik për incidentet në Graçanicë dhe rrethinat e saj, që i atribuohet ministres së punëve të jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat