Solana zgjidhjen e çështjes së Kosovës e sheh përmes dialogut

Lajme

Solana zgjidhjen e çështjes së Kosovës e sheh përmes dialogut

Nga: F. B. Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 15:47
Solana

Gjatë ceremonisë së shënimit të dhjetëvjetorit të ekzistimit të Shërbimit evropian për punë të jashtme ka fol edhe ish-sekretari i Këshillit të Evropës diplomati spanjoll Havier Solana, ka thënë se zgjidhja e çështjes së Kosovës duhet bërë përmes dialogut, shkruan “Informer”, transmeton “Bota Sot”.

Ai me këtë rast ka thënë se mbështet hyrjen e shpejtë të Serbisë në BE, shkruan gazeta.

Ish-sekretari i Këshillit të Evropës ka thënë se përfaqësuesi i BE-së dhe zyrtarët tjerë evropian duhet të i përkushtohen 24 orë pa ndërprerë dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës dhe arritjen e a marrëveshjes për normalizim të raporteve.

“Vazhdimi i dialogut është rruga e vetme për arritjen e zgjidhjes së ‘çështjes së Kosovës’, kjo do të mundësoj perspektivën evropiane dhe hyrjen e shpejtë të Serbisë në BE”, ka thënë ai.

“Kosova tash ka shumë probleme, por duhet gjetur mënyrë që Serbinë ta fusim në B”. Rusia do të donte që Serbia të jetë në orbitën e saj. Ne duhet të reagojmë shpejtë  dhe të i ofrojmë mundësi për hyrje në BE që është themelore”, tha ai.

Këtë deklaratë diplomati spanjoll e bëri në fjalimin që ka mbajtur me rastin e përvjetorit, ku edhe ka kërkuar angazhim më të madh që nga i dërguari special por edhe përfaqësuesit tjerë që të intensifikojnë punën në dialogun mes Beogradit edhe Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat