Rrëfimi i një ngjarje të pazakontë nga Halit Barani: Ja se si katër policë të Kosovës i ndaluan katër vajza të Mitrovicës, arsyeja është e “çmendur”!

Lajme

Rrëfimi i një ngjarje të pazakontë nga Halit Barani: Ja se si katër policë të Kosovës i ndaluan katër vajza të Mitrovicës, arsyeja është e “çmendur”!

Nga: N.Sh Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 19:48
Halit Barani

Kryetari i Këshillit rajonal për të Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Komunën e Mitrovicës, Halit Barani, ka rrëfyer një ngjarje të pazakontë që u ndodhi disa vajzave të Mitrovicës në Prishtinë me katër policë të Kosovës.

Barani përmes një postimi në Facebook, thotë se katër policë shqiptar derisa ishin në detyrë kanë ndalur në rrugë katër vajza studente të Mitrovicës në rrugën “Pashko Vasa” në lagjen “Pejton” në Prishtinë.

Sipas tij, njëri prej policëve i është drejtuar një vajze e cila ka pasur në qese në dorë duke e pyetur se a është e rëndë?

Ai pastaj i ka thënë vajzës tjetër që t’i ndihmoj shoqes së tyre.

E reagimi i vajzave sipas Baranit ishte duke iu thënë policëve që për çka i kanë ndalë?

Barani thotë se emrat e vajzave janë të njohur për autorin e këtyre rreshtave.

Postimi i plotë i Halit Baranit:

Ne njeren prej rrugeve te Prishtines, saktësisht rr. "Pashko Vasa", lagja "Pejton", me 27 nentor 2020, kater police shqiptar derisa ishin ne detyre, njeri prej policeve i ndal ne rruge kater vajza (studente) nga Mitrovica, i drejtohet njeres prej tyre e cila kishte ne dore nje qese me rroba "Vajzo a po te vjen rande qesja ne dore" ju drejtohet shoqeve te saja " merrnja qesen shoqes".

Vajza i drejtohet policit "A per qeta na ndalove a" dhe vazhdon rrugen me shoqe. A eshte kjo sjellje e mire e policit ne detyre me ngacmu vajza rrugeeve ...?!

Emrat e vajzave jane te njohur per autorin e ketyre rreshtave. A mendoni se eshte kjo sjellje njerzore e nje polici te till...?! Per qfare arsyeje polici me ndal 3 vajza ne rruge, me i ngacmu derisa aj ishte ne detyre ...?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat