Shainoviç e pranon se kishte krime nga serbët: Akuzat ndaj UÇK-së të mbështetura me fakte, thelbësore është siguria e dëshmitarëve

Lajme

Shainoviç e pranon se kishte krime nga serbët: Akuzat ndaj UÇK-së të mbështetura me fakte, thelbësore është siguria e dëshmitarëve

Nga: F.B Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 12:09
Nikola Shainoviç

Akuza e Gjykatës Speciale kundër Thaçit, Veselit dhe tjerëve dhe procesi që po zhvillohet në Hagë si çështje kryesore duhet ta ketë mbrojtjen e dëshmitarëve mendon ish- nënkryetari i SR Jugosllavia Nikola Shainoviç, për “Kosovo-online” transmeton “Bota Sot”.

"Nëse nuk ka siguri për dëshmitarët atëherë rrëzohet i gjithë procesi, aq më paër kur dihet si ndodhi ne rastet Limaj edhe Haradinaj, besoj këtë e kanë parasysh ata që udhëheqin proceset” tha Shainoviç.

Ai përkujtoi se në proceset gjyqësore kundër krimeve në ish-Jugosllavi kishte ndryshime edhe oscilime të ndryshme.

Sipas tij, duhet të “jemi të durueshëm dhe të inkurajohen viktimat edhe dëshmitarët, që mos të ndodhë si në rastin stuhia kur u dënuar Gotovina e pastaj u rigjykuar se nuk kishte krime”.

“Ky është terror ndaj popullit tjetër dhe popullit të vetë dhe nënkupton kontroll politik ndaj shqiptarëve, jo vetëm ndaj atyre prej të cilëve kishin mbështetje, pro edhe kundër atyre që ishin kundër regjimit jugosllav dhe që nuk kanë mbështetur UÇK” tha ai.

Akuza sipas Shainoviç nuk ngre çështjen e luftës së UÇK-së për pavarësi, sepse ajo e trajton atë si një lëvizje politike, por trajton krimet, për çka “ata që sulmojnë akuzën nga jashtë, nuk kanë të drejtë sepse akuza është në detaje e mbështetur me shume fakte” .

“Natyrisht se ka pasur krime edhe nga pala serbe. Ne jemi dënuar për ato, disa ende vuajnë dënimin, Millosheviç në vuajtje të dënimit humbi jetën, disa ende mbajnë burg dhe shumë procese ka pasur në Serbi. Duke pas parasysh se ne bartim dënimin për atë që kemi bërë, kemi të drejtë të kërkojmë përgjegjësi kundër krimeve ndaj popullit serb” tha Shainoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat