Ankohen serbët - Kapitullin 35 se ka asnjë shtet tjetër, aty përfshihet normalizimi i raporteve me Prishtinën

Lajme

Ankohen serbët - Kapitullin 35 se ka asnjë shtet tjetër, aty përfshihet normalizimi i raporteve me Prishtinën

Nga: F.B Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 23:12
Suzana Grubijeshiç

“Duke u nisur nga fakti se integrimet evropiane të Serbisë janë bllokuar, është e qartë se vendi ynë deri në fund të vitit nuk do të hap asnjë kapitull, dhe jo që nuk ka kapituj të ri të hapur, por ka probleme edhe me atë që ka hap. Nga 18 kapitujt e hapur vetëm dy përkohësisht janë mbyllur, asnjë përgjithmonë”, ka thënë Suzana Grubijeshiç ministre e Integrimeve evropiane, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Këtë deklaratë ministrja serbe e integrimeve e ka bërë për TV Kurir, ku është ankuar se “kapitullin 35 nuk e ka asnjë shtet tjetër, përveç vendit tonë”.

Ajo ka shtuar se jo që nuk do hapen asnjë, por edhe nga ato që janë të hapura janë larg përmbushjes së kushteve edhe kritereve të përcaktuara, gjë që e ilustron me faktin se 18 kapituj të hapur, vetëm 2 janë të mbyllur prëkohësoiht dhe jo përfundimisht.

Grubijeshiç ka theksuar se ka disa kapituj që janë thelbësor dhe që kemi probleme, siç janë ai 23 dhe 24, mirëpo ai 35 është i veçantë pasi përfshinë normalizimin e raporteve me Prishtinën.

Ministrja Suzana Grubejshiç ka thënë se : “Që nga fillimi i bisedimeve e dimë se disa kapituj janë më të rëndësishëm se tjerët. Në rastin tonë konkret, për Serbinë të tillë janë kapitulli 23 dhe 24 dhe posaçërisht kapitulli 35, të cilin nuk e ka asnjë vend tjetër. Për ne është shumë i rëndësishëm, sepse aty ndodhet normalizimi i raporteve me Prishtinën “.

Ditëve të fundit në media ka pasur shkrime se deri në fund të vitit përkundër pritjeve , zyrtarët e BE-së kanë thënë se nuk do të ketë hapje të asnjë kapitulli në bisedimet e Serbisë për integrime në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat