Abazoviq në ditën e parë të punës takon ambasadoren e ShBA-së në Mal të Zi

Lajme

Abazoviq në ditën e parë të punës takon ambasadoren e ShBA-së në Mal të Zi

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 15:09
Abazoviq takon ambasadoren e ShBA-së

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ditën e parë të punës së tij e ka nisur me një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Podgoricë, Judy Risin Renike.

Abazoviq një të takim të tillë e ka bërë publik në faqen e tij zyrtare, duke thënë se mbështetja e Washingtonit për Malin e Zi është thelbësore për të gjitha sukseset.

“Mbështetja e SHBA’së për Malin e Zi është thelbësore për të gjitha sukseset tona. Faleminderit ambasadores Judy Rising Reinke për takimin në ditën e parë të punës”,ka shkruar Abazoviq.

Partia e shqiptarit Dritan Abazoviq ka qenë vendimtarja për rrëzimin e Gjukaoniviqit nga pushteti në Mal të Zi pas disa vitesh qëndrimi në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat