Ish-agjenti i SHIK-ut akuza të rënda në drejtim të AKI-së: Po punon kundër Speciales me urdhra të Thaçit e Veselit, cilët dëshmitarë janë cak...?

Lajme

Ish-agjenti i SHIK-ut akuza të rënda në drejtim të AKI-së: Po punon kundër Speciales me urdhra të Thaçit e Veselit, cilët dëshmitarë janë cak...?

Nga: N.Sh Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 15:20
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka drejtuar akuza të rënda në drejtim të AKI-së.

Miftari përmes një postimi në Facebook, thotë se, AKI- vodhi informacione nga Presidenca.

Sipas tij, AKI-ja po punon kundër Gjykatës Speciale me urdhra të Thaçit, Veselit dhe Reçicës.

Miftari në reagimin e tij në Facebook, thotë se, a janë dëshmitarët e mundshëm dhe familjet e tyre cak i kësaj agjencie?

Ai gjithashtu pyet se a kishte ndonjë prapaskenë lirimi nga burgu i shumë të burgosurve nga Hashim Thaçi?

Lexojeni reagimin e Naim Miftarit:

Cilat informacione i vodhi nga kasaforta presidenciale AKI e Hashim Thaçit, Veselit, Reqices... i vodhi për ti fshehur informacionet kjo agjenci e PDK presidentes në detyrë Vjosa Osmanit?

A punon 100% AKI kundër Gjykatës Speciale me urdhra të Thaçit, Veselit, Reqices?

A janë dëshmitarët e mundshëm dhe familjet e tyre cak i kësaj agjencie pothuajse private e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Ilmi Reçices... dhe shtohet një pyetje që askush nuk do ti përgjigjet vrasja e së pakut e tre dëshmitarëve të mundshëm të SPO a është bërë me ndihmën (përgjimet jo gjyqësore) e pa kontestueshme të AKI-së e cila është vetëm njëra dorë e zgjatur kinse institucionale e SHIK-ut.

Dokumentet dhe informacionet e vjedhur a kanë të bëjnë me SPO dhe deshifrimin e dëshmitarëve të saj dhe a ishte presidenti Hashim Thaçi duke e përdor AKI si zakonisht privatisht për ti zbuluar dëshmitarët e mundshëm kundër tij dhe Veselit?

A kishte prapaskenë amnistia, lirimi nga burgu e shumë vrasësve nga presidenti Hashim Thaçi për ti përdor pastaj për nevojat e veta dhe klanit Pronto kur ti duhen për ndonjë sulm apo vrasje pastaj..!

Kush janë 16-19 persona që AKI, Policia...po refuzon ti jep informacione SPO se ku gjinden këta njerëz, a është shndërruar AKI... vërtetë komplet në një organizatë e përbashkët kriminale e krimit të organizuar në Kosovë?

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat