Media serbe: Serbia nuk do të hyjë në BE nëse nuk pranon Kosovën – detaje të fjalimit të lobuesit shqiptar

Lajme

Media serbe: Serbia nuk do të hyjë në BE nëse nuk pranon Kosovën – detaje të fjalimit të lobuesit shqiptar

Nga: F.B Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 10:36
Eliot Engel

Serbisë nuk do t'i lejohet anëtarësimi në BE përderisa nuk pranon Kosovën, ka porositur kreu i Komitetit për punë të jashtme në Kongresin amerikan Eliot Engel. “Koha është që Serbia të ec tutje. Kosova është e pavarur dhe nuk ka kthim”, ka thënë Engel në dëgjimin në Kongres ku merrnin pjesë Server, Bugajski dhe Ollbrajt që janë promotor të pavarësisë së Kosovës, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Engel nuk është përfaqësues i BE, shkruan gazeta por, sipas sjelljes në Komitet, e di çka e pengon Serbinë në rrugën drejt BE-së.

“Sinqerisht, bllokimi i pranimit të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në OKB i pengon vetëm Serbisë, sepse nuk do t'i lejohet hyrja në BE përderisa nuk pranon pavarësinë e Kosovës”, tha Engel.

Në Kongres është shqyrtuar strategjia të cilën administrata e re amerikane në krye me Joe Biden mund të aplikojë në Ballkan dhe Serbi.

Kosova thotë Engel, "tash dhjetë vite është e pavarur" dhe thirret në atë me kënaqësi se tashmë është bërë pjesë e shumë organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare:

“Nëse ora kthehet tri dekada prapa, kjo ishte vetëm ëndërr. Nuk kam mund as të mendoj se do dëgjojë këto fjalë, por sot Kosova është pjesë e Bankës Botërore, FMN dhe mbi 110 vende e kanë pranuar si shtet të pavarur, përfshirë ShBA, Britaninë, Gjermaninë, Francën, Japoninë dhe vende tjera të botës”, tha ai.

Sipas Engel, Kosova njihet për kulturë me këngëtarë, sportistë e futbollistë, hotelierë dhe pronarë të paluajtshmërive.

“Por kanë mbetur ende sfida, më e madhja dhe më e rëndësishmja është që Serbia të vazhdoj tutje. Kosova është e pavaruru dhe nuk kthehet prapa. Sinqerisht duke bllokuar pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në OKB, ajo pengon vetën për hyrje në BE, gjë që nuk do i lejohet derisa nuk pranon Kosovën”. Ftoj Serbinë të vazhdojë tutje, ashtu që edhe vendet e regjionit të ecin tutje”, përfundoi Engel.

Ndërsa, në hyrje Engel ka theksuar se “asnjë vend nuk e prek në zemër më shumë se Kosova”, shkruan “NovostI”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat